Pak ditë më parë Luna Mari Ejlli festoi ditëlindjen e saj të parë ndersa pati një vale komentesh kritike në rrjet lidhur me veshjen që Kiara Tito zgjodhi për të. Moderatorja ka vendosur të reagojë publikisht.
Në një postim të fundit në Instagram, Kiara ka publikuar një imazh nga sfilata e Chanel pranverë-verë 2002, duke zbuluar se pikërisht nga ky stil është frymëzuar për fustanin që kishte veshur në festë.
“Për fustanin e ditëlindjes së Lunes u frymëzuam nga një sfilatë e Chanel koleksioni pranverë-verë i vitit 2002, për të gjithë kritiket,” – ka shkruar ajo me një dozë ironie.

Duke sqaruar edhe një detaj që shumë kishin komentuar, ajo shton: “Dhe jo, nuk kisha vapë, isha super rehat!”
Reagimi i saj duket se është një mesazh i qartë për të gjithë ata që komentojnë me negativitet pamjen apo zgjedhjet e saj.