Personi që po shihni në këtë foto është 42-vjeçari Rigels Kaso nga qyteti i Bilishtit, i cili është rrahur barbarisht nga persona ende të paidentifikuar në kryeqytet.
Ende policia dhe prokuroria e Tiranës që po ndjekin rastin nuk kanë mundur të identifikojnë autorët.
Burime pranë spitalit të Traumës bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Kasos është përkeqësuar për shkak të plagëve të shumta në kokë, dhe aktualisht ai është intibuar.42-vjeçari ka plagë të shumta edhe në trup ndaj mjekët vendosen që ta fusin në intubim në sallën e reaminacionit pasi gjendja e tij është kritike për jetën.
Rigels Kaso, ushtronte aktivitetin e inxhinjerit elektrik, duke kryer instalime elektrike dhe instalime kamerash në zona të ndryshme të vendit.
Tashmë hetimet për këtë rast po ndiqen nga oficerë të komisariatit Nr.6 në Tiranë dhe prokuroria e Tiranës.
Kaso u gjend sot pa ndjenja dhe me shenja dhune rreth orës 06:00 e mëngjesit në rrugën “Sokrat Miho” në Tiranë.
Dyshimet janë se ai është dhunuar fizikisht në një vend tjetër dhe më pas trupi i tij pa ndjenja është lënë në atë zonë, duke u gjetur nga kalimtarët e rastit.