Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi. Sulo Halili, një i ri nga Shqipëria, është gjetur i djegur brenda makinës së tij, në rrethana ende të paqarta. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshimet janë për një pritë të organizuar.
Pak orë më parë, pas lajmit tragjik, rrjetet sociale janë mbushur me postime prekëse nga familjarë, miq dhe të afërm të tij. Prindërit kanë ndarë një fotografi të Sulos me një fjongo të zezë në shenjë zie, duke shprehur dhimbjen për humbjen e djalit të tyre të vetëm. Në komente, dhjetëra njerëz u kanë shprehur ngushëllime dhe fjalë force për mënyrën tragjike të ndarjes së tij nga jeta.



Edhe bashkëshortja e tij, nëna e dy fëmijëve të vegjël, ka postuar një foto të bashkëshortit të ndjerë, të shoqëruar me emoji që shprehin trishtim e lot.

Komuniteti shqiptar në Greqi dhe në vendlindje është tronditur nga kjo ngjarje, ndërsa familjarët kërkojnë drejtësi për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Hetimet e policisë greke vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të zbuluar të vërtetën pas kësaj tragjedie që ka lënë pas një familje të shkatërruar dhe dy fëmijë pa baba.




