Rigels Kaso 42 vjeçari nga Bilishti që u gjet në Bulevardin e Kasharit, i dhunuar me sende të forta, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës ditën e sotme pas ndërsa prej ditësh ndodhej në koma në spital.
Kaso u dhunua me 15 korrik, pasi fliste me një vajzë në Instagram, por në të vërtetë pas saj qëndronte i dashuri.
Ky i fundit i identifikuar si Bajram Gjeleshi e dhunoi Kason në Kashar. Më vonë 42 vjeçari u gjet nga kalimtarë i shtrirë dhe pa ndjenja.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, më 15 korrik. Mirëpo, ai është gjetur në orët e para të mëngjesit nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar ambulancën.