
Konkurenti i Përputhen ka folur për herë të parë për publikun në lidhje me të vërtetën e marrëdhënies së Loredanës. Mes të dyve u përfol se kishte një lidhje dashurie, arsye që u aludua se e hoqi atë nga pozicioni i Kupidit në program.
Kësaj radhe, ishte radha e djalit, Keijsit, për të folur, i cili nisi të sqaronte veten si më poshtë:
“Ai lajm është komplet i rremë. Nuk ka asnjë lidhje, asnjë marrëdhënie. Unë me atë lokal në Dhërmi bashkëpunoj prej 6 vitesh, është një ndër klientët e mi më kryesorë në një nga bizneset që unë kam. Jam rastisur aty me Loredanën dhe thjesht e kam… kërkuar të afrohem me të në mënyrë shoqërore dhe kemi diskutuar vetëm arsyen pse është larguar dhe kaq.”
Më tej, konkurrenti vazhdoi të justifikohej se nëse do të kishte vërtet diçka mes tyre, s’do ishin aq naivë sa të dilnin së bashku në një vend aq të njohur, sipas tij.
Më pas, Megi bën pyetjen e drejtë se përtej përshëndetjes, pse dyshja u ulën për një drekë, kur të dy ishin aty rastësisht, ai për punë dhe ajo e shoqëruar. Keijsi vazhdoi të këmbëngulte se ishte thjesht një shenjë respekti.
Stelina nga ana tjetër, me të cilën në kamera Keijsi është dukur se ka patur disa shkëndija, u shpreh se s’donte t’i futej emri në mes të një ngjarjeje të tillë, që vërtet e kishte prekur.
Katerina, një konkurrente simpatike u shpreh se nuk e besonte dot që Loredana kishte dalë me Keijsin, sepse në këndvështrimin e saj, Loredana del me “super burra”, jo me Keijsin. Dhe aty, Katerina hedh dhe një kunjë: “Me sa kam lexuar, kanë kërkuar të shkojnë diku fshehtë, që mos t’i shikojnë”. Por kjo, sipas Katerinës, është lëvizja e Keijsit për të bërë pak zhurmë. Kjo për Keijsin s’ishte aspak e vërtetë! Aleksandra, koketa franceze e këtij sezoni ishte dakord me Katerinën se e gjithë kjo situatë u stis nga Keijsi.