
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën sot, pasi një person ka humbur jetën duke vrarë veten me armë zjarri brenda një poligoni.
Ngjarja u regjistrua rreth mesditës, ndërsa forcat e policisë dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendngjarje për të marrë masat e nevojshme dhe për të sqaruar rrethanat.
Identiteti i viktimës ende nuk është bërë publik, ndërkohë që autoritetet po hetojnë motivet dhe po verifikojnë nëse arma ishte në pronësi personale apo i përkiste poligonit.
Policia ka konfirmuar se hetimet do të vazhdojnë për të zbuluar çdo detaj të ngjarjes tragjike.


