Një ngjarje e rëndë me thika ka ndodhur në lagjen Zdrale të Shkodrës, pranë shkollës “Shejnaze Juka”, ku disa të rinj dhe adoleshentë u përfshinë në një konflikt që përfundoi me plagosje.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë prezencën e forcave të policisë dhe pasojat e incidentit, përfshirë një xhup të çarë dhe me njolla gjaku, i cili dyshohet se i përket njërit prej të rinjve të përfshirë.
Tre të rinj janë dërguar në spital me plagë të shkaktuara nga thikat dhe sendet e forta.
Mjekët bëjnë me dije se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).
Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin.
