Autoritetet në Rusi kanë arrestuar dy gra për vrasjen e një 63-vjeçari, i cili dyshohet se refuzoi të kryente marrëdhënie me to . Dy femrat e moshës 29 dhe 37 vjeçe akuzohen se kanë rrahur për vdekje 63-vjeçarin, kur ai refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me ta pasi ata kishin konsumuar më parë alkool në Stavroupolis.


“Ata e tërhoqën trupin e tij zvarrë në pyll dhe e fshehën në një gropë”, thuhet në dosje.
Në video shihen dy femrat në vendin e krimit me oficerët e policisë duke treguar se si e kanë goditur të moshuarin. Një zëdhënës i policisë tha se gratë e njihnin viktimën. “Gjatë një sherri, dy femrat e kanë goditur disa herë me grushte dhe shkelma 63-vjeçarin. Më pas trupin e kanë tërhequr zvarrë në pyll dhe e kanë fshehur”, tha ai.