Shpërthimi me eksploziv, i vendosur një ditë më parë ndaj një biznesi për gjobëvënie në Kamëz, ka për autorë emra të njohur për policinë. Një nga persona e arrestuar është ish-oficeri i operacioneve, Jeton Jami. Ai ishte më parë i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohej se kishte shoqëruar Ervis Martinajn para zhdukjes së tij.
Jeton Lami shoqëronte biznesmenin Ervis Martinaj gjatë kohës që ishte në detyrë si agjent i Operacionales, duke bërë që i shumëkërkuari i drejtësisë t’i shmangej kontrolleve që bëheshin për lokalizimin e tij. Ai është u shpall fajor pasi u akuzua se kishte shpërdoruar detyrën, sepse në vend që t’i hidhte prangat Ervis Martinaj, e shoqëronte me makinë. Por, Lami pretendonte se nuk ishte në dijeni që Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi faktin e dinin vetëm eprorët por jo ai dhe agjentët e tjerë të Forcës Operacionale.
Lami rezulton se është personi i fundit që ka parë Ervis Martinaj. Më 5 Gusht 2022 Lami dyshohet se e ka marrë Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e ka transportuar atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel, ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin. Ai refuzoi ofertën e Prokurorisë së Posaçme për të bashkëpunuar mbi gjetjen e Martinajt. Ai preferoi të “kyçë” gojën dhe të mos zbulojë se çfarë ndodhi me Martinajn.
Një tjetër emër i përfshirë në shpërthimin e Kamzës është ai i Ervis Lamit, i cili edhe përpara këtij krimi ka qenë person i kërkuar nga drejtësia pasi dyshohet për vrasjen e postierit Lulëzim Visha. Lidhur me këtë ngjarje, ndaj tij nuk është ngritur akuzë për vrasje, por Lami është shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”.
Lulzim Visha u gjet pa shenja jete brenda automjetit në në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Autorët dyshohet se e nxorën në pritë dhe e qëlluan me pistoletë me silenciator. 48-vjeçari ishte brenda makinës së punës në momentin që u qëllua me armë. Ai punonte si postier në ‘Postman’.
Sa i përket ngjarjes së fundit në Kamëz, hetimet ende nuk quhen të përfunduara pasi ka dyshime se në këtë skemë gjobvënieje të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë.