Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri që ndodhi në Kanada. Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin Tumbler Ridge, në provincën e British Columbia, rrëzë Maleve Shkëmbore.
Personi i dyshuar si autor i sulmit vdekjeprurës është identifikuar si Jesse Strang, një transgjinore 18-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar xhaxhai i të dyshuarës, Russell G. Strang, gjatë një deklarate për mediat.
Sulmi i ndodhur ka shkaktuar vdekjen e 10 personave, përfshirë edhe vetë autoren e dyshuar, duke e renditur ngjarjen ndër sulmet më të rënda në historinë e shkollave kanadeze. Autoritetet kanë njoftuar se hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë tragjedi.
Sipas raporteve të mediave, në një llogari publike në YouTube që besohet të jetë e Jesse Strang, shfaqet flamuri transgjinor dhe përdoren përemrat “ajo/asaj”. Këto detaje kanë ndihmuar në identifikimin e të dyshuarës dhe ofrojnë një pasqyrë mbi identitetin e saj.
Policia kanadeze po punon intensivisht për të mbledhur dëshmi dhe për të siguruar që përgjegjësitë të sqarohet sa më shpejt. Autoritetet kanë apeluar për respektimin e privatësisë së familjarëve dhe për ruajtjen e sigurisë së komunitetit lokal, ndërsa hetimet vazhdojnë pa ndërprerje.
Ngjarja ka tronditur komunitetin e Tumbler Ridge dhe ka nxitur reagime të shumta nga qytetarë dhe zyrtarë të provincës, të cilët kanë shprehur solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre. Qeveria e British Columbia ka siguruar mbështetje për të gjithë të prekurit dhe ka premtuar masa për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen.