Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fushë-Krujë një ditë më parë, ku një 34-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë.
Sipas asaj që raporton policia, 34-vjeçarja është dërguar me urgjence në spital, por pa arritur të mbijetojë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme një tjetër 23-vjeçare ka humbur jetën pas konsumimit të fotoksinës.
E reja është transportuar më pas për mjekim të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), por pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo ka ndërruar jetë.