Një ngjarje e rëndë tronditi Ankaranë, ku një i burgosur, në leje të përkohshme, vrau tre anëtarë të familjes së tij përpara se të kryente vetëvrasje.
Sipas mediave turke, 35-vjeçari Recep Cengiz po vuante një dënim katërvjeçar për mashtrim dhe kërcënime me armë. Gjatë periudhës 11-ditore të lejes nga burgu, ai qëlloi për vdekje nënën e tij, vajzën 8-vjeçare dhe ish-bashkëshorten, duke i futur trupat e dy të parave në bagazhin e makinës. Më pas, ai kreu vetëvrasje.
Motivet e krimit mbeten të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Raportohet se Cengiz ishte transferuar nga burgu i mbyllur në atë të hapur dhe dyshohet se kishte ndërhyrë në instalimet elektrike të banesës së ish-bashkëshortes për të shmangur kamerat e sigurisë.