Mediat italiane kanë zbardhur detaje të tjera nga vrasja e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej në makinë në Montecalvoli di Santa Maria a Monte, në provincën e Pizës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit në Via della Repubblica, në qendër të qytetit.
Sipas hetimeve fillestare, 25-vjeçari po kthehej në shtëpi nga një natë në një klub nate në Valdera ku pati një grindje.
Ai ishte me një mik dhe një kushëri kur u qëllua. 25-vjeçari ndodhej ne sediljen e pasagjerit kur u qëllua me armë zjarri nga një automjet tjetër.
Sipas mediave italiane, krimi duket se është shkaktuar nga një sherr që kishte pasur i riu në bar.
Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që personi që qëlloi dhe 25-vjeçari njiheshin me njëri-tjetrin.
I riu shqiptar punonte në një lavazh makinash në Fucecchio.
Banorët dëgjuan të paktën tre të shtëna me armë zjarri dhe më pas bërtitën:
“Ata vranë Kevinin, ata vranë Kevinin.”
Krimi ndodhi përpara një bari.