Pas tre ditësh kërkime në lumin Buna në Shkodër është gjetur edhe trupi i pajetë i nënës, Alma Arrazi, e cila i dha fund jetës së bashku me tre fëmijët e saj. Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të rëndë tragjike ka qenë dhuna që bashkëshorti, Erdgys Arrizi ka ushtruar ndaj saj dhe fëmijëve.
Trupi i nënës që është viktima e katër u gjet në fshatin Pentar të njësisë Dajç. Gjetja e trupit të pajetë u bë nga palombarët e forcave RENEA. Tashmë me gjetjen e nënës përfundon operacioni i gjetjes së katër kufomave të familjes Arrazi, nënës dhe tre fëmijëve
Ndërkohë nga ana tjetër Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Erdgys Arrazin, babain 31 vjecar, i cili akuzohet se ka nxitur gruan e tij dhe fëmijët drejt vetëvrasjes.
Kujtojmë që ngjarja e rëndë nisi pikërisht në datën 2 maj, kur bashkëshorti i Almës, Erdgys Arrazi denoncoi zhdukjen e familjarëve të tij.