Screenshot
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Zvicër, ku një autobus është përfshirë nga flakët në mes të rrugës, duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur.
Sipas raportimeve fillestare, zjarri shpërtheu në një autobus transporti publik në qytetin e Kerzers. Si pasojë e incidentit tragjik kanë humbur jetën disa persona, ndërsa disa të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital.
Autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët dhe për të evakuuar pasagjerët nga autobusi. Policia ka nisur një hetim për të zbuluar rrethanat e sakta të ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë nisur, pasi një person i vuri flakën vetes brenda autobusit, duke shkaktuar përhapjen e shpejtë të flakëve dhe panik mes pasagjerëve.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Zvicër, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimave dhe sqarimin e plotë të rrethanave të tragjedisë.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe ekipet e hetimit dhe të emergjencës, ndërsa zona është rrethuar për të lehtësuar operacionet e shpëtimit dhe hetimet.