Një nxënëse 10-vjeçare ka përfunduar në spital këtë të mërkurë pasi është pickuar nga një gjarpër.
Incident është shënuar në shkollën private “World Academy of Tirana” në zonën e Farkës.
Bëhet me dije se e mitura ka qenë jashtë rrethimit së shkollës, duke luajtur kur është pickuar nga gjarpri. Aktualisht 10 vjeçarja ndodhet e shtruar në Pediatrinë e QSUT në gjendje të mirë shëndetësore. Ambientet e jashtme të shkollës janë rrethuar me squfur për të mbajtur larg zvarranikët, që me sa duket janë shfaqur dhe herë të tjera.