Një situatë e rënduar trafiku po shkakton kaos në aksin Vorë–Maminas, pas bllokimit të një segmenti të autostradës Tiranë–Durrës. Automjetet janë përqendruar kryesisht në rrugën dytësore, ku është krijuar një kolona e pandërprerë që nis nga kryqëzimi i Budullës, pranë Fushë-Krujës, e deri në zonën e Maminasit. Kolona e automjeteve vlerësohet të jetë mbi 15 kilometra e gjatë, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e automjeteve.
Apeli i Policisë
Policia Rrugore bën me dije se mbyllja e përkohshme e autostradës është për shkak të punimeve të planifikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar më datë 10.10.2025. Shërbimet e Policisë dhe patrullat ndodhen në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor për të menaxhuar trafikun dhe për të lehtësuar qarkullimin.
Policia apelon për shoferët që:
Tregojnë durim gjatë udhëtimit, Respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, Përdorin rrugë alternative për të shmangur kolonat dhe vonesat.
Shoferët këshillohen të planifikojnë udhëtimin me kohë dhe të shmangin hyrjet kryesore të kryeqytetit për shkak të trafikut të rënduar.