Blogerja shqiptare Dea Michelle ka reaguar publikisht ndaj komenteve fyese që ka marrë në rrjetet sociale, duke ndarë në Instagram disa prej mesazheve të rënda që i janë drejtuar nga ndjekës të ndryshëm.
Në një postim në InstaStory, ajo publikoi disa komente tepër ofenduese që kishte marrë në një nga postimet e saj, të cilat përmbanin gjuhë të rëndë dhe sulme personale. Për shkak të përmbajtjes së papërshtatshme, disa nga fjalët janë censuruar.
“Për fat të keq we made the news again dhe ja çfarë ka për të thënë masa analfabete. Ju doni vetëm vajza që shtrihen në e shpifet pz. But I just love albos they’re unique”, shkruan ajo në reagimin e saj, duke ironizuar komentuesit që e kanë sulmuar.

Në pamjet e publikuara nga Dea Michelle shihen disa komente me tone shumë të ashpra dhe fyese, që tregojnë edhe një herë nivelin e gjuhës së urrejtjes që shpesh shfaqet në rrjetet sociale ndaj figurave publike.