
Një tjetër humbje e rëndë ka tronditur qytetin e Maliqit. Pas nënës Merjeme Hazisllari dhe djalit 14-vjeçar, Lukas Hazisllari, mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë edhe vajza e vogël e familjes, 6-vjeçarja Nefeli Hazisllari.
E mitura po trajtohej në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi kishte pësuar djegie të rënda nga zjarri që përfshiu banesën e familjes më 19 tetor. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Lexo edhe:
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur nga soba me dru, e cila u përhap me shpejtësi duke i bllokuar familjarët brenda. Fillimisht, vajza e vogël kishte arritur të dilte nga dritarja, falë ndihmës së një fqinje që kishte dëgjuar britmat, por më pas u transportua në gjendje kritike drejt spitalit.
Fqinjët tregojnë se familja Hazisllari përballej me vështirësi të mëdha ekonomike dhe se të dy fëmijët ishin me autizëm.


