Dinamikat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania pritet të marrin një tjetër kthesë të fortë. Pas deklaratës së saj se nuk ka qenë kurrë në një lidhje dashurie, Brikena përballet papritur me të shkuarën.
Ish-partneri i saj, Mateo Borri, është prezantuar si konkurrenti më i ri që do t’i bashkohet shtëpisë. Mateo, me origjinë nga Elbasani, ka qenë personal trainer në Kosovë, pikërisht aty ku edhe është njohur me bukuroshen bjonde, Brikenën. Hyrja e tij në lojë pritet të sjellë reagime të forta dhe të hapë diskutime mbi të vërtetat e pathëna deri tani.
Situata bëhet edhe më interesante, pasi nëse ç nuk eliminohet në prime-n e sotëm, në shtëpi do të jenë njëkohësisht dy dyshe ish-partnerësh: Keijsi me Stelinën dhe Brikena me Mateon. Një konfigurim i tillë pritet të ndezë tensione emocionale, xhelozi dhe përballje të drejtpërdrejta, duke e kthyer shtëpinë në një arenë emocionesh të forta.
Publiku tashmë pret me interes zhvillimet e prime-it dhe reagimet e banorëve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse e shkuara do të ndikojë drejtpërdrejt në lojë apo do të shndërrohet në strategji për të qëndruar sa më gjatë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.


