Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Bia, ka rikthyer sërish vëmendjen mbi veten pas një videoje që ka publikuar në rrjetet sociale, ku hedh akuza të forta ndaj produksionit të spektaklit.
Në videon e shpërndarë, Bia shfaqet jashtë ambienteve të studios, duke pretenduar se nuk është lejuar të hyjë brenda për të qenë pjesë e finales. Sipas saj, vendimi ka ardhur pas deklaratave që ajo bëri menjëherë pasi u eliminua nga shtëpia.
Kujtojmë se Bia trazoi rrjetin kur deklaroi publikisht se kishte gjetur një telefon brenda shtëpisë së Big Brother-it, konkretisht duke përmendur se pajisja i përkiste Albes. Një pretendim i fortë, i cili ngriti pikëpyetje të shumta mbi rregullat e lojës dhe transparencën e formatit.
Tashmë, Bia pretendon se pikërisht kjo deklaratë i ka kushtuar “jashtë loje” edhe në finale. Në videon e saj, ajo shprehet se nuk është lejuar të hyjë në studio dhe lë të kuptohet se pas këtij vendimi qëndron producentja Olsa Muhameti.
Videoja ka ndezur menjëherë rrjetin, duke rikthyer debatin mbi atë që ndodh realisht pas kamerave në “Big Brother VIP Kosova”.
Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga produksioni apo nga Olsa Muhameti lidhur me këto akuza, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të marrë një përgjigje publike në vijim.
Ndërkohë, një gjë është e sigurt: drama e “BBVK4” duket se nuk ka përfunduar me mbylljen e shtëpisë, por po vazhdon edhe jashtë saj.