Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të premte pranë një qendre tregtare në Fier.
Nga ngjarja për fat të mirë nuk ka shkaktuar të lënduar.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë blinduar zonën, ndërsa vijojnë këqyrjen e perimetrit.
Gjatë kontrollit paraprak nuk janë gjetur ende gëzhoja apo plumba, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një informacion zyrtar mbi rrethanat e incidentit.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se brenda një lokali mund të ketë shpërthyer një konflikt i çastit, i cili më pas ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.