Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi Marilen Jata, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.
Shtetasi Marilen Jata, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.