Ndarja e Mozzik dhe Loredanës ka qenë një nga historitë më të komentuara në mediat rozë shqiptare dhe gjermane. Dy reperët, dikur një nga çiftet më të ndjekura të showbiz-it, i dhanë fund marrëdhënies së tyre mes polemikave dhe deklaratave publike.
Edhe pse rrugët e tyre sentimentale u ndanë, e vetmja gjë që i lidh bashkë është vajza e tyre, Hana. Me rastin e ditëlindjes së saj, të dy artistët kanë ndarë publikisht urime prekëse në rrjetet sociale. Mozzik publikoi një moment të ngrohtë me të bijën, duke shprehur dashurinë dhe krenarinë e tij si baba, ndërsa Loredana zgjodhi një video emocionale nga një performancë, të shoqëruar me një dedikim të ndjerë për vajzën e saj. Postimet, edhe pse të ndara, u panë nga ndjekësit si një moment i rrallë ku dy ish-partnerët “u takuan” sërish, të paktën simbolikisht, përmes dashurisë për Hanën.


Pas ndarjes, të dy kanë vazhduar jetën e tyre sentimentale në drejtime të ndryshme. Mozzik ka nisur një lidhje me Lotina Hazirin, vajzën e politikanit të njohur kosovar Lutfi Haziri, ndërsa Loredana Zefi ka gjetur lumturinë në krah të futbollistit të njohur gjerman Karim Adeyemi, i cili është gjashtë vite më i vogël se ajo. Megjithatë, pavarësisht lidhjeve të reja dhe jetëve të ndara, roli i tyre si prindër mbetet pika e përbashkët.