Moment nga gafa
Një moment i papritur gjatë transmetimit live e riktheu moderatoren Jonida Vokshi në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale. Gjatë prezantimit të make-up artistes në spektakël, Jonida gaboi emrin duke e quajtur “Tajm Kastrati”, në vend të Time Kastrati, një gafë që u vu re menjëherë në studio.
Situata u korrigjua live nga Alaudin Hamiti, i cili sqaroi emrin e saktë, ndërsa reagimi i moderatores ishte plot sportivitet dhe humor. “U bëra prapë meme”, u shpreh Jonida me të qeshur, duke shkaktuar të qeshura edhe në studio.
Ashtu siç pritej, momenti u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, ku u shndërrua në meme të shumta. Por reagimi më i komentuar erdhi nga vetë Studio Time Kastrati, e cila zgjodhi ta marrë situatën me ironi dhe zgjuarsi.
Në një postim në InstaStory, studioja shkruan:
“Reklam mbi reklam hahahahah, kur ta don ta don ”

Reagimi u prit pozitivisht nga ndjekësit, të cilët e panë si një mënyrë elegante dhe inteligjente për të përfituar nga viraliteti i momentit. Kjo ngjarje dëshmon edhe një herë se gafat televizive, kur trajtohen me humor, mund të kthehen në reklamë falas dhe në një fitore për të gjitha palët.
Ndërkohë, për Jonida Vokshin kjo nuk është hera e parë që bëhet meme për gafat e saj, por si gjithmonë, moderatorja e ka pritur situatën me të qeshura, duke treguar se di ta marrë ekranin – dhe veten – me sportivitet.