Rojet Revolucionare të Iranit kanë lëshuar një valë të re raketash ndaj bazave amerikane në Gjirin Persik, raporton televizioni shtetëror, si përgjigje ndaj sulmeve izraelite dhe amerikane ndaj Republikës Islamike, sipas AFP.
Shpërthime kanë tronditur Abu Dhabin dhe qytetet anembanë Gjirit, ndërsa Irani nisi sulme hakmarrëse me raketa pas sulmit të përbashkët SHBA-Izrael në Teheran.
Sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan në disa vende, ndërsa raketat shënjestruan vende të lidhura me forcat amerikane, dhe mbeturinat ranë në zonat e banuara.
Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmuan se një civil u vra në Abu Dhabi.

Gjithashtu një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont The Palm në Dubai, pasi raportohet se mbeturinat e një raketë ranë nga qielli gjatë një sulmi me raketa iraniane.
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamje nga vendngjarja, ku shihet zjarr dhe shtëllunga të mëdha tymi të zi, teksa ngrihen në qiell në zonën e njohur turistike.
