Newsbomb.al ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e kësaj të hëne në Llogara, ku ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Artjon Xhelo, u gjet i djegur brenda automjetit të tij. Vrasje apo vetëvrasje?! Këto janë dy pistat që po aludohen më shumë në media dhe ku janë përqendruar autoritetet, ndërsa ato që rrëfejnë miqtë e tij për Newsbomb.al, të bëjnë të besosh më shumë se 28-vjeçari ka vrarë veten duke i vënë flakën automjetit teksa qëndronte me duart në timon. Megjithatë, fjala e fundit i takon ekspertëve për të thënë të vërtetën e madhe. Ngjarja është tronditëse jo vetëm për nënën, babain dhe motrën e 28-vjeçarit Artjon Xhelo, por edhe për opinionin publik.
Disa tentativa vetëvrasje
Burime konfidenciale raportojnë se nuk ishte hera e parë që Artjon Xhelo shkonte drejt vetëvrasjes. 28-vjeçari ka tentuar të vrasë veten më herët po në zonën e Llogarasë, vend ku sot u gjet i djegur brenda makinës së tij, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
Kush ishte Artjon Xhelo? Nxënës i shkëlqyer, student i Tiranës dhe pjesë e Policisë së Shtetit
Miqtë e tij thonë se Artjon Xhelo ishte një djalë shembullor dhe se në shkollë ka mësuar shumë. Nga klasa e parë deri në të pestën, Artjoni mësoi në shkollën “Refat Bani” ndërsa nga klasa e gjashtë deri në fund të gjimnazit, ishte nxënës në “Shkollën e Mesme të Bashkuar Syzes”.
Artjon Xhelo zgjodhi që studimet e larta t’i vazhdojë për Shkenca Politike pranë një universiteti privat në Tiranë, ndërsa më pas, me shumë mundësi nga pasioni, u bë pjesë e Policisë së Shtetit dhe punonte në Berat e Poliçan. Por në vitin 2023, Xhelo, hoqi dorë nga kjo detyrë. Arsyet, nuk dihen.
Që prej asaj kohe, miq të tij, pohojnë se 28-vjeçari filloi të distancohej dhe dukej mjaft i mbyllur në vetëvete. Ai nuk pranonte të fliste apo të tregonte se çfarë kishte. Shokët e tij, disa herë kanë tentuar të mësojnë diçka, por përgjigja e tij ishte vetëm heshtja.
Kush ishin arsyet e vetëvrasjes? A kishte Artjon Xhelo ndonjë konflikt? A kërcënohej nga dikush të cilin 28-vjeçari nuk pranoi ta tregojë kurrë? Çfarë e vrau aq shumë brenda vetes sa të bënte vetëvrasje?
Ndoshta familjarët mund të zbulojnë diçka më shumë, ndërsa autoritetet kanë në dorë të zbulojnë të tjera detaje mbi lëvizjet e 28-vjeçarit i cili i dha fund jetës sot në lule të rinisë.