Pas intervistës së Jozit në “Kosovë Show”, ku foli për marrëdhënien e tyre pas “Big Brother VIP”, reperi i njohur Stresi reagoi ashpër me një postim që po qarkullon me shpejtësi në rrjet.
Saga mes Stresit dhe Jozit duket se nuk ka përfunduar ende.
Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, një video e tyre ku shfaqeshin miqësisht dhe Jozi i kërkonte Stresit një puthje, u bë virale, duke krijuar përshtypjen se mes tyre ishin shuar keqkuptimet.
Por mbrëmë, gjatë intervistës së tij në emisionin “Kosovë Show”, Jozi i hodhi dritë ndryshe kësaj historie. Ai deklaroi se videoja nuk kishte lidhje me ndonjë raport të afërt, por me “një lidhje tjetër”, ndërsa foli me vlerësim për Stresin, duke e quajtur “një djalë të mirë”.
Megjithatë, ai shtoi se disa gjëra që kishin ndodhur në shtëpinë e “BBV”-së duhej të sqaroheshin, duke iu referuar shprehjes së famshme të reperit: “Nuk është mirë me gabu me mu.”
Por duket se këto fjalë nuk i kanë pëlqyer aspak Stresit. Reperi reagoi menjëherë në Instagram me një story që u interpretua si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Jozit:
“Këdo që kam puth në jet, s’e kam lon pa e q… Ndoshta ka shku javë, muj, dy a tre… po pa e q… s’e kom lon.”

Ky postim ndezi rrjetin dhe ndezi sërish “luftën” virtuale mes dy ish-banorëve të “Big Brother VIP”.
Ndërkohë, fansat po presin nëse Jozi do t’i përgjigjet këtij reagimi të ashpër, që për momentin ka lënë gjithë ndjekësit pa fjalë.