Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin Noizy, bashkë me grupin e tij është përfshirë në një sherr masiv rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm në diskotekën “Sancy” në Pejë të Kosovës. Ata dyshohet se kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në rrjetin social TikTok si “Medi” dhe një familjar të tij, Bekim Hardergjonajn
Medi Iseni dyshohet se u pre në besë nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.
Pasi Medi Iseni dhe shoku i tij u futën në një dhomë, aty ata u përballën me Noizyn dhe 7 persona të tjerë të grupit të tij, duke u dhunuar me doreza hekuri dhe sende të forta.
Pas ngjarjes ata u dërguan me urgjencë në spital.
Në një Instastory Medi Iseni ka publikuar edhe videon ku dhunohet brutalisht nga grupi i noizyt.
Zëdhënësi i policisë në Pejë, Shkodra Nikçi ka deklaruar se Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin, teksa deri më tani ende nuk ka asnjë të arrestuar, ku duket se Noizy, një njëri i afërt me politikanët, po mbrohet nga institucionet e Kosovës.