
Vetëm pak javë pas fejesës me partnerin Granit Muhaxherin, këngëtarja Melinda Ademi u përfshi në qendër të vëmendjes për një tjetër arsye. Media online aludoi se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël, pas publikimit të një videoje në Instastory, ku në një udhëtim me avion, disa ndjekës vunë re ndryshime në pamjen e saj.
Për të vënë pikën mbi “i”, Melinda ka reaguar vetë. Ajo publikoi një foto të re ku shfaqej me një gotë vere në dorë dhe një mesazh të qartë:
“Nuk jam shtatzënë… ha kur jam e lumtur.”

Me këtë postim, këngëtarja ka sqaruar çdo dyshim dhe ka dhënë fund spekulimeve që qarkulluan ditëve të fundit.


