Një fotografi e vjetër nga rinia e prindërve të Mali Retkoceri po qarkullon së fundmi në rrjet, duke rikujtuar një kohë kur ata ishin të rinj, të afërt dhe të dashuruar, ashtu siç reflektohet qartë edhe në këtë imazh. Një pamje e thjeshtë, pa bujë, që flet për një lidhje që dikur kishte ndjenja, afërsi dhe një jetë të përbashkët përpara se gjithçka të merrte një tjetër rrjedhë.
Sot, kjo foto shihet ndryshe, sidomos në dritën e ngjarjeve të fundit brenda Big Brother VIP Albania 5.
Mali refuzoi publikisht takimin me të atin, pas rreth 7 vitesh pa asnjë komunikim mes tyre, një vendim që u shoqërua me reagime të forta dhe debate të shumta. Pas këtij momenti, babai i tij doli me deklarata të ashpra për ish-bashkëshorten, nënën e Malit, duke hedhur akuza dhe duke nxjerrë në pah plagë të vjetra familjare.
Kontrasti mes asaj që dikur ishte një çift i dashuruar, si në këtë foto, dhe realitetit të sotëm të përçarë, e bën historinë edhe më të rëndë emocionalisht dhe një nga më të komentuarat e këtij edicioni.