Vetëm një ditë na ndan nga finalja e madhe e spektaklit më të ndjekur në vend, Big Brother VIP Kosova, i cili këtë të premte, më 27 shkurt, do të përmbyllë aventurën mbi 100-ditore të edicionit të katërt.
Pas një rrugëtimi të gjatë, plot dinamika, debate, emocione, aleanca e përplasje të forta, pesë finalistë kanë arritur të sigurojnë një vend në natën më të rëndësishme të këtij formati. Në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh janë: Elijona Binakaj, Klodian Mihaj, Londrim Mekaj, Ludo Lee dhe Hygerta Sako.
Tashmë, kur gara ka mbetur mes pesë emrave, gjithçka pritet të vendoset në natën finale. Njëri prej tyre do të kurorëzohet si fitues i edicionit të katërt dhe do të rrëmbejë çmimin e madh, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm në historinë e këtij reality show.