Pamje të rënda dhe të papranueshme kanë pushtuar sot rrjetet sociale, ku protagonist është Miri, pas një përplasjeje të ashpër me Kristi Lamajn brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Debati mes dy banorëve nisi me tone të forta dhe tension i dukshëm, por situata degradoi në momentin kur Miri u largua nga biseda duke ofenduar. Në videon që tashmë po qarkullon me shpejtësi në rrjet, ai dëgjohet qartë teksa murmurit me zë të ulët një frazë fyese: “Të q*fsha robt”, një shprehje që ka revoltuar publikun dhe ka kaluar çdo kufi etike.
Reagimi i ndjekësve ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër. Komentet kanë vërshuar duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga “Vëllai i Madh”, me shumë zëra që flasin për zarfin e zi apo edhe skualifikimin e Mirit nga gara, për shkak të shkeljes së rëndë të rregullave dhe gjuhës ofenduese.
Ndërsa videoja vazhdon të shpërndahet masivisht, presioni ndaj produksionit po rritet nga ora në orë, me publikun që kërkon drejtësi dhe një shembull të qartë se sjellje të tilla nuk tolerohen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.