Një moment i paprecedentë ka ndodhur në programin e dashurisë Përputhen, duke shkaktuar reagime të forta në rrjet.
Në pamjet e publikuara, shihet Laert Vasili i cili ngrihet nga vendi duke thënë: “Dhe vazhdo, vazhdo, vazhdo, foli të gjitha dhe kaq”, dhe më pas i afrohet konkurrentes Esme duke e puthur në buzë.
Sipas asaj që duket në video, veprimi ndodh pa dëshirën e vajzës. Menjëherë pas momentit, Laerti largohet nga skena, ndërsa Esme shpërthen në lot, e tronditur nga situata. Në studio krijohet një atmosferë e rëndë, me konkurrentët e tjerë që mbeten të shtangur.
Djemtë reagojnë menjëherë duke thirrur “Turp!”, ndërsa publiku në rrjete sociale ka shpërthyer me komente, duke e konsideruar aktin si të papranueshëm.