Një ngjarje e rëndë u regjistrua të premten në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë. Raportohet se një pedagog, i identifkuar si Mirdaim Axhami ka goditur kolegen, e identifikuar si Liljana Billa në korridorin e Ekonomikut. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar konfliktin, por dyshohet se shkak mund të jetë bërë një shtyrje në korridor.
Studentët, të cilët kanë qenë në salla duke zhvilluar provimet e sezonit, kanë dalë menjëherë jashtë pasi kanë dëgjuar ulërimat e pedagoges. Gjithashtu është konstatuar se ambientet e korridorit kanë qenë me njolla gjaku.
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me këtë skandal dhe ka çuar në pranga, Mirdaim Axhami pasi ka goditur me grusht në fytyrë, kolegen e tij, pedagogen, Liljana Billa (Elmazi), ish-deputete e Partisë Demokratike në Vlorë.
Raportohet se arrestimi i pedagogut është bërë në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë thuhet se Billa ka marrë lëndime të rënda dhe ka marrë trajtim spitalor.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.