Mjekja Alketa Pere (Ymeri) pasi ka dalë nga Gjykata e Tiranës, tha se nuk ishte ajo personi që ka dalë në përgjime, por administratorja e spitalit, Alketa Ilo. Por teksa fliste për mediat, nuk u kursye edhe në komplimentat ndaj vetes duke u shprehur se një mjeke si ajo, me 30 vite eksperiencë, është në fakt një pasuri kombëtare për Shqipërinë. Por lajm viral më shumë u bë reagimi i mjekes për gazetarët që sipas saj i kanë publikuar foto jo të bukura. Ajo u thotë gazetarëve se i kanë shtrembëruar fotot. Pasi doli nga Gjykata, Pere tha se nuk ishte ajo personi që ka dalë në përgjime.
“Një mjek onkolog me 30 vite eksperiencë është pasuri kombëtare. Okej? Asgjë nuk ndodhi në seancë. Nuk u dha asnjë…do ju sqarojnë ato brenda se nuk mund të flas dot se jam… Do e zbuloni juve se ja keni kaluar prokurorisë. Unë kam frikë nga gazetarët? Jo, një minutë avokat. Sa i përket mesazhit, nuk isha unë Alketa, ishte Alketa administratorja. Është tjetëëëëëëëëëëëëëëëëër. Është Alekta Ilo, është administratorja. Nuk isha unë,”– tha Pere.
Për mjeken Pere, gjykata la në fuqi masën “detyrim paraqitje”, por derisa çështja të gjykohet nga Gjykata Penale e Tiranës, ajo dhe kolegët e saj, të gjithë janë të pezulluar nga puna.