Rrjeti ka marrë një kthesë të re në rastin e bujshëm që përfshin influenceren Hatixhe Brika, pasi së fundmi është zbuluar edhe imazhi konkret për të cilin po flitet prej ditësh.
Fotoja që po qarkullon gjerësisht në platforma të ndryshme sociale dhe aplikacione si WhatsApp, tashmë është identifikuar si një nga materialet që ka nxitur gjithë polemikën. Në të shfaqet një moment i përditshëm, por që dyshohet se është kapur në mënyrë të papërshtatshme dhe pa dijeninë e saj, çka e bën situatën edhe më të ndjeshme.

Nga ana tjetër, vetë Hatixhe Brika ka reaguar publikisht, duke deklaruar se imazhet janë të manipuluara dhe të gjeneruara me inteligjencë artificiale. Ajo ka bërë me dije se i është drejtuar Policisë së Shtetit për të ndjekur rrugët ligjore dhe për të identifikuar personat përgjegjës për shpërndarjen e tyre.
Ngjarja ka rikthyer edhe një herë në vëmendje rrezikun e madh që paraqet publikimi i përmbajtjeve private pa leje, si dhe përdorimi i teknologjisë për të krijuar materiale që mund të dëmtojnë imazhin dhe reputacionin e individëve.