Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, ka vazhduar të trazojë rrjetin me deklarata të forta, këtë herë gjatë intervistës në emisionin Më prit të dielën me moderim nga Ermal Peçi.
Pas komenteve të saj për favorizime nga produksioni, Jasmina zbuloi se ka marrë edhe një mesazh privat nga producentja Olsa Muhameti, e cila i ka shkruar shkurt:
“Sa e pështirë”, duke e akuzuar për mosmirënjohje.
Por ish-banorja nuk ka heshtur. Ajo tregoi publikisht përgjigjen e saj, ku thekson se deklaratat nuk i ka bërë për vëmendje:
“Nëse do kërkoja vëmendje do ta kisha bërë të njëjtën gjë 5 vite më parë dhe jo tani. Fjalën mosmirënjohëse nuk e ngatërron dot me mua. Nuk kam thënë asgjë konkrete, e lashë në ajër duke thënë ‘produksioni’, pa u futur në detaje.”
Sipas Jasminës, ajo ka zgjedhur të mos zbulojë gjithçka, pikërisht për të mos përmendur emra dhe situata konkrete, edhe pse përjetimet e saj brenda shtëpisë kanë qenë shumë të rënda.

Një nga rrëfimet më tronditëse ishte ai për mënyrën se si është trajtuar në Dhomën e Rrëfimit. Ajo tregoi se është fyer drejtpërdrejt nga produksioni me fjalë të rënda:
“Mendon se na plas tr*pi për ty?”
Jasmina u shpreh se mungesa e respektit ishte minimale dhe se kjo sjellje ishte e përditshme, gjë që e bëri të ndihej e pavlerësuar dhe e shtypur psikologjikisht gjatë qëndrimit të saj në BBVK.
Deklaratat e saj në “Më prit të dielën” kanë ndezur sërish debatet mbi prapaskenat e reality show-t, ndërsa shumë ndjekës po kërkojnë transparencë për mënyrën se si trajtohen banorët pas kamerave.