
Screenshot
Pasditen e djeshme, moderatorja e “Për’puthen”, Megi Pojani, i bëri thirrje njërit prej konkurrentëve që ndodhej në podin e rezervave, të rikthehej në emision. Arsyeja e mungesës së tij, sipas produksionit, ishte se nuk ndihej mirë.
Por duket se pas këtij “justifikimi” fshihej diçka krejt tjetër! Burime në rrjete sociale kanë zbuluar se Ervini, konkurrenti në fjalë, është fejuar fshehurazi, pa dijeninë e produksionit.
Në TikTok janë qarkulluar disa foto të tij nga dita e fejesës, ku shihet me veshje elegante dhe një tatuazh dallues që e identifikon menjëherë. Profili që publikoi imazhet ishte hapur vetëm prej disa ditësh dhe me shumë gjasë ishte krijuar vetëm për ta nxjerrë në pah këtë fakt. Ndërkohë, profili është zhdukur sot nga platforma.
Burime për Kryefjala.com kanë siguruar një nga fotot e fejesës së Ervinit, duke konfirmuar se konkurrenti i “Për’puthen” e ka mbajtur të fshehtë statusin e tij real.
Ndjekësit janë habitur nga lajmi, ndërsa ende nuk dihet nëse produksioni apo vetë Megi Pojani do të reagojnë pas kësaj “befasie”.



