Shqiptaria është në zi pas ndarjes nga jeta të këngëtarit shumë të dashur Shpat Kasapi, i cili humbi jetën në mënyrë të papritur pas një ataku kardiak në Itali. Lajmi tragjik ka prekur zemrat e publikut, kolegëve dhe gjithë komunitetit artistik.
Por, vetëm pak orë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” ka ndodhur një situatë që ka tronditur ndjekësit e programit.
Banorët kërcenin të buzëqeshur me këngën “Valle Kosovare”
Produksioni zgjodhi të lëshojë një nga këngët më të njohura të Shpat Kasapit — “Valle Kosovare” — dhe banorët u panë duke kërcyer plot energji, pa pasur asnjë dijeni për humbjen e artistit.
Publiku, i cili e kishte parë tashmë lajmin e hidhur, e ka quajtur këtë skenë të pahijshme dhe të pafalshme, pikërisht në një moment kur vendi është i pikëlluar.
Duhet theksuar se banorët brenda shtëpisë nuk janë ende të informuar për lajmin tragjik dhe nuk kanë patur qëllim të festonin në një moment kaq të rëndë për publikun.