
Vetëm një ditë para se të humbte jetën në mënyrë tragjike në Itali, Hekuran Cumani, 23 vjeç, kishte ndarë një video në TikTok që sot po shpërndahet me dhimbje në rrjet.
Në videon e fundit, Hekurani kishte përdorur frazën:
“Quando mi sta per prendere un attacco di gelosia ma poi mi ricordo che non siamo nulla quindi non posso.”
(Qur më kap një sulm xhelozie, por pastaj më kujtohet që s’jemi asgjë, ndaj s’mundem.)
Fjalë të thjeshta, por që sot tingëllojnë si një mesazh i fundit plot ndjenjë e trishtim nga i riu që humbi jetën vetëm disa orë më vonë.
Hekuran Cumani kishte mbi 5600 ndjekës në TikTok dhe shumë video virale, ku shpesh publikonte momente nga përditshmëria dhe fraza me ngarkesë emocionale.
Në videon e tij të fundit, komenteve të zakonshme u janë shtuar dhjetëra mesazhe prekëse si:
“RIP, U prehsh në paqe, …”


Ngjarja e rëndë ndodhi në Peruxhia të Italisë, ku 23-vjeçari u vra me thikë në gjoks pas një grindjeje që shpërtheu në parkingun e universitetit. Autorët janë ende në kërkim, ndërsa mediat italiane e kanë cilësuar ngjarjen si një vrasje që ka tronditur komunitetin.
Në rrjet, profili i Hekuranit është kthyer në një mur kujtimesh dhe lamtumirash, ku miqtë, të afërmit dhe ndjekësit po ndajnë mesazhe pikëlluese për të.





