Debatet mes banoreve të Big Brother VIP Albania, Edisa dhe Brikena, vazhdojnë të jenë ndër momentet më të komentuara në shtëpinë më të famshme në vend.
Që nga hyrja e saj në format, marrëdhënia mes dy banoreve është karakterizuar nga përplasje dhe replika të forta.
Edhe gjatë spektaklit të së shtunës tensionet mes tyre u rikthyen. Edisa kritikoi mënyrën e lojës së Brikenës, duke thënë se ajo përpiqet të krijojë një imazh të caktuar para publikut.
Edisa: “Këtu e pashë ndryshe nga jashtë. Ka mbajtur këtë rolin ‘miss paqja’ dhe ‘miss nderi’. Nuk më përputhet zëri me figurën. Brikena bën sikur preket, derdh dhe ndonjë lot, por është ajo që sulmon më shumë femrat. Tallet dhe bullizon femrat. Ke ardhur këtu për t’u dalë ëndrra e çdo vjehrre, unë të paktën jam e vërtetë”.
Nga ana tjetër, Brikena u mbrojt duke thënë se disa nga veprimet e saj janë pjesë e lojës dhe provokimeve brenda shtëpisë.
Brikena: “Sa për gjestin, unë jam tip që kam gjestikulacione. Nuk shaj kurrë dhe nuk ia kam bërë kurrë asnjë djali dhe asnjë vajze”.
Debati mes tyre vazhdoi me replika të tjera.
Edisa: “Ti je mashtruese, do të mashtrosh edhe para videos”.
Brikena: “Për të tjerat, jemi në lojë dhe ia kam hedhur ndonjë provokim. Kjo më prek në pika ku unë nuk e kam prekur. Ia përmend mollëzat se e shoh që aty i djeg”.
Në diskutim ndërhyri edhe Mateo, i cili dha mendimin e tij për situatën.
Mateo: “Ka një xhelozi të theksuar ndaj Brikenës”.