Zebervoki ka ndarë emocionet për suksesin e filmit Falli 2 gjatë një interviste në programin Më prit të dielën, të moderuar nga Ermal Peçi. Ai u shpreh se nuk e kishte pritur një pritje kaq të madhe nga publiku dhe se rezultatet e shitjeve u konfirmuan edhe nga vetë kinematë.
Gjatë bisedës, artisti theksoi pasionin e tij për kinemanë, duke deklaruar se është gabim të mendohet se filmat në Shqipëri sjellin fitime të mëdha. Sipas tij, përkundrazi, ai ka investuar më shumë sesa ka fituar, vetëm që projekti të realizohej sa më mirë.
Megjithatë, ai nuk e fshehu zhgënjimin për mungesën e mbështetjes nga figura publike, duke thënë se as 10% e të ftuarve nuk morën pjesë në premierë. Ndër momentet më të pakëndshme, ai përmendi edhe faktin që është bllokuar në Instagram nga Luiz Ejlli, pas një deklarate të bërë në një intervistë të mëparshme.
‘Marr një bllok nga nje qe po bën film, e permenda pa të kea njëherë, mu kthyen fansat e atij. Eshtë njëri që do të thyeje rekordet e Fallit, po bën cmos që te thyeje rekordet e Fallit. I uroj sukses vetëm që te plotésoje atë ego, se ka ego të sëmurë. Si nuk i vjen turp nga vetja që të krahasoj potencialin e tij me mua, se unë jam individ nga hici, po leke pa marketing. Më bëri bllok pa aryse, ndërkohë që 3 javë para u rastisëm e folëm’