Mbrëmjen e djeshme në sfidën mes Shqipërisë dhe Spanjës tërhoqi vëmendjen i mituri që hyri në fushë dhe rrotulloi për disa sekonda stafin e stadiumit.
Ky i mitur është Lien Rexhepi, djali i Sami Rexhepit, i cili gjithashtu u fut në fushë, por në sfidën ndaj Italisë. Në intervistat për mediat ai tha se kishte zënë bast me djalin, prandaj kishte hyrë në fushë.
Nuk do ishte çudi që djali, mbrëmjen e djeshme ka hyrë në fushë, pasi ka zënë bast me babain. Mesa duket, me këtë ngjarje, kemi hyrë sërish në histori!