Gjatë një bisede telefonike për Andale, i pyetur drejtpërdrejt se si e sheh marrëdhënien e tij me televizionin Top Channel, ku ishte banor i Big Brother VIP Albania 4, Xum Allushi ka shpërthyer me një përgjigje të prerë dhe pa diplomaci: “S’më ha k* hiç.”
Kjo deklaratë është interpretuar si një distancim i qartë nga televizioni, dhe tregon se Xumi nuk ka një raport të ngrohtë me “Top‐in” pas daljes nga programi.
Përveç këtij qëndrimi të ftohtë me televizionin, Xumi është përfshirë edhe në një moment tjetër që u komentua në median rozë. Fituesi i sezonit të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli, ka bërë batuta për të duke marrë si referencë njërën prej frazave më të njohura të Xumit brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Sipas Luizit, kur ai takoi Xumin pas daljes së tij nga shtëpia, Xumi e kishte pyetur nëse do t’ia kishte dalë të “fikë dritat e shtëpisë” po të mos ishte eliminuar për shkak të një incidenti, duke iu referuar batutës së famshme që Xumi e përdorte në shtëpi.
“Me aq sa kam parë, veç një mënyrë kishe ti me ia fik dritat asaj shtëpie, po t’i linte Top-i pa paguar.”- Përgjigja e Luizit shkaktoi të qeshura mes banorëve dhe u komentua si një ‘ironizim’ ndaj Xumit.
Përballë këtij komentimi publik, Xum Allushi i është përgjigjur në rrjetet sociale, duke “thumbuar” Luizin.
“Me mirë kishe shpik ndonjë sëmundje tjetër, kishe bërë bujë më shumë se kjo shaka.”
Në çdo rast, është e qartë se Xum Allushi vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar të showbizit shqiptar.