Screenshot
Pas një rrugëtimi të gjatë dhe një sezoni tejet të komentuar, “Big Brother VIP Kosova 4” ka mbërritur në kulmin e tij, duke kurorëzuar fituesin e madh të edicionit: Londrim Mekaj
Finalja solli emocione të forta, tension në maksimum dhe një mbrëmje ku publiku kishte fjalën e fundit. Pas javësh të tëra dinamike brenda shtëpisë me përplasje, aleanca, lot, të qeshura dhe kthesa të papritura gara u ngushtua në pesëshen finaliste, e cila u përball deri në fund për çmimin e madh.
Të 5 finalistët Elijona Binakaj, Ludo Lee, Londrim Mekaj, Klodian Mihaj (Klodi), Hygerta Sako, kanë pasur një rrugëtim të fortë, duke u përballur me sfida, nominime dhe situata që shpesh kanë ndezur rrjetin. Por në fund, ishte votimi i publikut ai që vendosi verdiktin final duke e çuar triumfin te banori që arriti të fitojë zemrat dhe mbështetjen më të madhe jashtë shtëpisë.
Me këtë fitore Londrimi mbyll një kapitull të rëndësishëm në “BBVK4” dhe hap një faqe të re jashtë shtëpisë, me famë, vëmendje dhe një valë mbështetjeje nga publiku.