Një 29-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion shtetase të huaja.
Ky shtetas është kapur në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, duke marrë 100 euro, nga dy shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonte për prostitucion.
Motër e vëlla dyshohet se nëpërmjet shantazhit, i detyronte dhe i shfrytëzonte shtetaset e huaja të moshave 44 vjeçe, 39 vjeçe, 32 vjeç dhe 25 vjeçe kundrejt përfitimeve monetare. 3 prej të huajave janë pre Kazakistani ndërsa më e vogla nga Kolumbia, pjesë e grupit ‘Escort Tirana’.
Tritan Guni u kap në flagrancë në Rrugën e Dibrës në kryeqytet, duke marrë 100 euro, nga dy shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shrytëzonte për prostitucion.
Motër e vlla kishin ngritur një skemë të mirëfilltë prostitucioni. Ata kishin dhe një faqe me emrin eskorta Tirana ku reklamimin vajzat e huaja që vinin kryesisht nga Kazakistani dhe Kolumbia.
Vajzat që vinin në Tiranë dy organizatorët i siguronin fjetjen si dhe pagesat për çdo klient. Çmimi për një nga vajzat varionte deri në 250 euro për marrëdhënie seksuale.

