Një incident i rëndë ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke kthyer një debat verbal në përplasje fizike mes banoreve.
Sipas pamjeve të transmetuara, Dolçe u nis për të goditur Alba Pollozhanin por gabimisht goditi me shishe Benitën.
Kjo e fundit u pa e tronditur nga incidenti, ndërkohë që atmosfera në shtëpi u rëndua ndjeshëm.
Aktualisht, mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të ketë pasoja në vijim apo do të mbetet një episod i izoluar në dinamikën e përditshme të shtëpisë. Situata u menaxhua nga vetë banorët, ndërsa publiku po ndjek zhvillimet e radhës.