Një konflikt mes disa nxënësve të mitur është regjistruar paraditen e sotme në një shkollë në fshatin Shënavlash të Durrës. Sipas informacioneve paraprake, në përplasjen fizike janë përfshirë rreth 5 deri në 6 nxënës të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, kur të miturit janë konfliktuar me njëri-tjetrin brenda ambienteve të shkollës. Situata është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së oficerit të sigurisë dhe stafit pedagogjik, të cilët kanë arritur të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të sherrit. Si pasojë e konfliktit, një 15-vjeçar ka pësuar dëmtime të lehta.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë shoqëruar të miturit në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale