Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në zonën e ‘Qytetit Studentit’, në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se një 19-vjeçar është plagosur, ndërsa është identifikuar dhe arrestuar edhe autori Ajdin Ajvazi.
I plagosuri me thikë 19- vjeçari Agron Demiraj sapo ka mbërritur tek Spitali i Traumës për të marr mjekim.
Mësohet se i riu ka marr tre plagë, në brinjë, në qafë dhe në shpatull. Ngjarja ka ndodhur në një rrugicë, por i plagosuri më pas ka shkuar në një fast food ku e kanë ndihmuar për të mjekuar plagët.